Reagimet rreth raportit për profesorët që dyshohen për plagjiaturë

Kosova

Reagimet rreth raportit për profesorët që dyshohen për plagjiaturë

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 15:32
Ilustrim

Zeqir Veselaj dhe Selim Bezeraj janë disa nga emrat e profesorëve të publikuar në raportin e organizatës ADMOVERE si plagjiatorë.

Kjo organizatë i kishte mbledhur të gjithë emrat e apostrufuar nëpër media për plagjiaturë dhe kishte hulumtuar nëse ndaj tyre janë marrë masa nga Universiteti. Mirëpo, raporti i tyre kishte ngjallur reagim të profesorëve të apostrofuar.

Për profesorin Zeqir Veselaj dyshohet se në punimin e doktoratës me titull “Mycoflora në disa masive pyjore të Kosovës”, kishte përmbajtje e cila nuk ishte rezultat i punës së tij dhe se në kapitujt ku flitej për vegjetacionin kishte përvetësuar punën e autorit Ferat Rexhepi.

E për këto akuza për plagjiaturë, profesori në Fakultetin e Edukimit, Zeqir Veselaj tha se nostrifikimi i doktoratës së tij, është ngatërruar qëllimshëm si plagjiaturë për ta dëmtuar në opinionin publik.

“Çdo kontribut dhe burim i shfrytëzuar është cituar korrekt dhe në mënyrë akademike”, ka thënë ai.

“Mykoflorën si fushë e kam hulumtuar i pari nga kosovarët. Për disertacionin kam marrë material nga autorë të tjerë edhe për gjeologjinë, relievin, klimën, legjislacionin për mbrojtjen e Gërmisë e Mirushës, kërpudhat si mbretëri etj. para se me dalë te rezultatet”, ka thënë Veselaj.

Ai tha se sa i përket vërtetësisë së punimit të tij ai theksoi se do të qëndroj para çdo komisioni dhe institucioni për çdo arritje akademike e profesionale.

Organizata ADMOVERE i ka përdorë hulumtimet e mediave për të parë nëse janë trajtuar dyshimet e ngritura për plagjiatur. Në mesin e këtyre rasteve është edhe një hulumtim i bërë nga Gazeta Jeta në Kosovë të publikuar në vitin 2016. Në këtë hulumtim thuhet se kishte dyshime se shefi i Departamentit të Historisë në Fakultetin Filozofik, Selim Bezerajkishte kryer plagjiaturë në publikimet e tij shkencore.

Ai dyshohej se për disertacionin e Doktoratës “Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914”, të mbrojtur në Universitetin e Tiranës në vitin 2014-të, kishte kopjuar nga punimi i masterit me titull “Die Heeschaft des Prinzen zu Ëied als Furst von Albanien unter besorenderer Berucksichtigung des ostereichich-ungarichen diplomatischen Dienstes” të mbrojtur në vitin 2010 nga Adam Christian në Universitetin e Vjenës.

Si dhe në punimin “Gjendja sociale në Shqipëri gjatë sundimit të princit Ëilhelm Ëied sipas udhëtarit gjerman”, të dorëzuar për botim në vitin 2015-të në revistën akademike gjermane “Zeitschrift für Balkanologie”, punim të cilin kjo revistë nuk e kishte publikuar.

Këto dyshime u ngritën në bazë të dëshmive materiale dhe komunikimeve zyrtare të UP-së të siguruara nga JnK.

Ish-rektori Ramadan Zejnullahu, përmes një letre zyrtare që mban datën 9 korrik 2015-të, i ishte drejtuar vetë Bezerajt dhe dekanit të Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, lidhur me dyshimet në fjalë.

E për këto dyshime, profesori asistent Selim Bezeraj, ka thënë për Gazetën Jeta në Kosovë posedon vendime që dëshmojnë se nuk ka kryer plagjiaturë dhe se është në proces të ngritjes së padisë ndaj personave që sipas tij i kanë dëmtuar imazhin.

Ai nuk ka dërguar në redaksi dokumentet që sipas tij, dëshmojnë se ai nuk e ka përvetësuar punën e autorit Adam Christian nga Universiteti i Vjenës.

Selim Bezeraj deri në vitin 2016-të ka qenë asistent dhe shef i departamentit të Historisë në UP, ndërsa në korrik të po këtij viti Senati i UP-së kishte avancuar Bezerajn në profesor asistent pa asnjë votë kundër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat