I jepet lamtumira e fundit, të aksidentuares mbrëmë në Prishtinë

Kosova

I jepet lamtumira e fundit, të aksidentuares mbrëmë në Prishtinë

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 17:31
Është varrosur Lendita Abdullahu Bardhi

Është varrosur Lendita Abdullahu Bardhi, e cila humbi jetën mbrëmë si pasojë e plagëve të marra nga goditja e një veture, përderisa po kalonte rrugën me një vajzë tjetër të moshës 23 vjeçare.

Lamtumira e fundit e 30 vjeçares u dha në varrezat e qytetit në lagjen “Arbëria”, ku të pranishëm ishin familjarë e miq të shumtë.

E pamja për Lendita Abdullahun do të mbahet tre ditë tek familja e burrit të saj në rrugën “Ismet Krasniqi” në lagjen “Kodra e Trimave”, ndërsa tre ditë tek familja e saj e vajzërisë në lagjen “Dardania”.

Ajo ishte e martuar dhe la pas një fëmijë të moshës 3 vjeçare.

Ndryshe, e lënduara e dytë e këtij aksidenti që ndodhi dje rreth orës 16:00 në Rrugën “B” në Prishtinë, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngasësi i automjetit BMW,  L. M,  mashkull 20 vjeç, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit  prej 48orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat