Mot kryesisht i vranët, fundjava më e ngrohtë

Kosova

Mot kryesisht i vranët, fundjava më e ngrohtë

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 07:25
Foto ilustrim

Të mërkurën mbrëma më ftohtë dhe reshje kalimtare shiu, në fundjavë më ngrohtë.

Depërtimi i shpejtë i një fronti të ftohtë nga mesi i javës, saktësisht mbrëmjen e ditës së mërkurë, do të sjell mot të ftohtë, me reshje të dobëta shiu dhe rënie të temperaturave. Në vise malore mund të priten edhe reshje dëbore. Pas kalimit të këtij fronti, mbi rajon do të shtrihen fusha anticiklonike, që më pas, nga dita e premte do të kushtëzojnë mot stabil, me intervale të gjata me diell dhe rritje të temperaturave mbi vlera mesatare.

24.10 - Paradite pjesërisht vranët. Gjatë ditës vranësirat do të shtohen, e në mbrëmje më ftohtë, me reshje të dobëta shiu. Në vise malore mbi 1500m mundësi për borë.

25.10 - Mot më i ftohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes vende-vende priten edhe ngrica.    

26.10 - Mot kryesisht me diell. Gjatë ditës më ngrohtë.

27.10-28.10 - Mot më i ngrohtë, pjesërisht i vranët.

Temperaturat e ajrit, të enjten do të zbresin pak nën vlera mesatare, por në fundjavë sërish do të shënojnë rritje të ndjeshme mbi këto vlera. Minimalet do të luhaten nga 0C deri në 7C, e maksimalet do të zbresin nga 18C në 13C, e në fundjavë parashihet të rriten deri në 20C.

Sipas Prishtina Weather, të mërkurën do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga veriperëndimi 4-14m/s, e në fundjavë nga jugperëndimi 5-11m/s. Shtypja atmosferike do të zbres në vlera normale, mirëpo shumë shpejtë do të shënojë rritje mbi këto vlera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat