Aksion pastrimi në hapësirat e kampusit të UP-së

Kosova

Aksion pastrimi në hapësirat e kampusit të UP-së

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 08:33
Aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën”

Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, Let’s Do It Kosova organizon aksion pastrimi në hapësirat e Kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Aksioni i cili fillon nga ora 13:30 organizohet në bashkëpunim me Organizatën “Paqja studentore”. Në aksion merr pjesë edhe rektori Marian Dema, punëtorë të rektoratit si dhe studentë.

Gjatë aksionit “Ta pastrojmë Kosovën” është bërë pastrimi i shumë lagjeve dhe qyteteve të vendit, duke synuar edhe ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e mjedisit të pastër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat