Hoxha me McAllister: BE të kryejë pjesën e vet, ne kemi plotësuar kriteret për vizat

Kosova

Hoxha me McAllister: BE të kryejë pjesën e vet, ne kemi plotësuar kriteret për vizat

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 11:31
Dhurata Hoxha ka takuar në Strasburg, David McAllister

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar në Strasburg, David McAllister, Kryesues i Komisionit për Punë të Jashtme, Siguri, Mbrojtje dhe të Drejtat e Njeriut (AFET), njëherësh raportues pranë Parlamentit Evropian.

Hoxha kërkoi përkrahje për liberalizimin e vizave nga McAllister dhe ka theksuar se Kosova ka zbatuar rekomandimet për liberalizimin e vizave, duke zbatuar ato një nga një nga udhërrëfyesi për liberalizim.

Ministrja vlerësoi lartë angazhimin e McAllister si dhe të Komisionit AFET, për inkurajimin e procesit të liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës, me theks të veçantë, të arriturat në përmbushjen e kushteve nga udhërrëfyesi.

Fushata e filluar rreth liberalizimit, theksoi Ministrja, ka hasur në mirëkuptim tek qytetarët, duke marrë informacionet e duhura për respektimin e procesit si dhe të mirat e lëvizjes së lirë.

Hoxha kërkoi nga McAllister që të procedohet sipas afateve dhe lëvizja e lirë të mos bëhet pengesë për zhvillimin e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Është radha e BE-së të kryejë pjesën e vet pasi që ne kemi plotësuar kriteret dhe të dëshmojë se është partner kredibil – theksoi Hoxha në takim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat