Merret vendim për personin që shkeli dy gratë në rrugën B

Kosova

Merret vendim për personin që shkeli dy gratë në rrugën B

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 17:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh personit që shkeli dy gra në Rrugën B para disa ditësh.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.M për shkak të veprës penale Rrezikimi i trafikut publik nga nenin 378 paragrafi 9 dhe 8 lidhur me paragrafin 6 dhe 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit L.M iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, nga dt.22.10.2018 deri me dt.22.11.2018, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore. 

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri L.M me dt.22.10.2018, rreth orës 16:10, në rrugën B , në Prishtinë, duke drejtuar veturën e tij të tipit “ BMË “, kishte shkelur ligjin mbi trafikun publik dhe kishte vënë në rrezik jetën e njerëzve, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe duke mos ju dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vend dhe me pjesën e përparme të anës së djathtë i kishte goditur në trup këmbësorët L.A dhe F.R, e si pasoj e së cilës tani e ndjera L.A kishte ndërruar jetë në QKUK-ë, kurse e dëmtuara F.R kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.M është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat