Refuzohet hedhja e aktakuzës në rastin e të akuzuarit për krime lufte në Klinë

Kosova

Refuzohet hedhja e aktakuzës në rastin e të akuzuarit për krime lufte në Klinë

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 09:06
Gjykata e Pejës

Gjykata e Pejës e ka refuzuar kërkesën për hedhjen e aktakuzës në rastin e të akuzuarit për krime lufte, Millorad Zajiq.

Zajiq akuzohet se ka marrë pjesë në përndjekjen e fqinjëve të tij shqiptarë në fshatin Dush të Klinës.

Në vendimin që e ka siguruar KALLXO.com thuhet se ka elemente te mjaftueshme që e vërtetojnë dyshimin e bazuar se Millorad Zajiq ka kryer veprën për të cilën akuzohet dhe se kjo duhet te vërtetohet në shqyrtim kryesor.

“Gjykata gjen se përshkrimi i gjendjes faktike të aktakuzës përmban elementet e mjaftueshme inkriminuese të të pandehurit, megjithatë vërtetimi i kësaj vepre penale duhet të vlerësohet në shqyrtim gjyqësor me administrimin e provave“, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Sipas vendimit të Gjykatës, Prokuroria ka prezantuar prova të mjaftueshme që e vërtetojnë dyshimin e bazuar se i pandehuri e ka kryer këtë vepër penale.

Millorad Zajiq është deklaruar i pafajshëm në lidhje me aktakuzën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat