“Parku i Biznesit” në Drenas katër ditë pa ujë

Kosova

“Parku i Biznesit” në Drenas katër ditë pa ujë

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 11:31
“Parku i Biznesit” në Drenas

Ujësjellësi "Prishtina" njofton të gjithë konsumatorët e “Parkut të Biznesit” në Drenas se, duke filluar nga sot e deri të dielën do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

“Arsyeja e ndërprerjes së sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm është se, në stacionin e pompimit në fshatin Vragoli kemi punë të planifikuara rehabilituese të objektit. Pasi nuk kemi alternativa të tjera, teknikisht nuk mundemi të furnizojmë ,’ Parkun e Biznesit’ , me ujë të pijshëm. Punët e planifikuara përfshijnë, rehabilitimin e rezervuarit si  dhe vendosjen e një pompe të dytë”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat