Nga viti i ardhshëm rritje e pagave për mjekët

Kosova

Nga viti i ardhshëm rritje e pagave për mjekët

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 13:49
Kadri Veseli me drejtuesit e Sindikatës së shëndetësisë

Që nga viti i ardhshëm mjekët dhe gjithë stafi shëndetësor do të marrin pagat me rritje.

Kështu është zotuar kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili gjatë ditës së sotme ka takuar drejtuesit e Sindikatës së shëndetësisë.

“Gjatë diskutimit që pata sot me drejtuesit e Sindikatës së Shëndetësisë, konfirmova se me një pako fiskale dhe Ligjin për Buxhetin 2019, do të përfshihet kjo rritje, por edhe investime të tjera që transformojnë gjendjen në sektorin e shëndetësisë. Po ashtu, do t’i përgjigjemi një shqetësimi të infermierëve të ngritur nga kjo sindikatë. Shëndetësinë e kemi prioritet. Dua ta përgëzoj Ministrin Uran Ismaili dhe gjithë stafin shëndetësor për punën që kanë bërë dhe po bëjnë në kthimin e besimit të qytetarëve tanë në shërbimet publike shëndetësore”, ka shkruar kreu i PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat