Turqia investon në centralin e parë të energjisë së erës në Kamenicë

Kosova

Turqia investon në centralin e parë të energjisë së erës në Kamenicë

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 17:58
Kamenicë

Kompania e energjisë elektrike në Turqi, GÜRI? Holding ka bërë investimin internacional të parë në malin Kitka të Kamenicës. Marrëveshje kjo e dyanëshme në mes KitkaRes dhe Kost-it.

Ky është centrali i parë i energjisë së erës në Kosovë me fuqi prej 32.4 MË.

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, ka uruar fandacionin GÜRY?, për këtë projekt në Kosovë.

Duke shtuar se shteti i Turqisë është gjithmonë i interesuar ta ndihmojë Kosovën.

Kiliç: Turqia do ta ndihmojë gjithmonë Kosovën

"Investimet turke në Kosovë, janë investime më të mëdha në vend, me një total shumë prej 382 milionë euro investime në Kosovë, Turqia është investitori i tretë më i madh në vend në sektorin e energjisë, shëndetit dhe të tjerat në Kosovë. Vlera e shkëmbimeve në vit në Turqi dhe Kosovë është 250 milionë dhe jemi përkushtuar që të rrisim këta numra. duke qenë se jemi ekonomia e 13 në botë, shteti jonë është i përkushtuar që të ndihmoj miqtë tanë në Kosovë, për të vazhduar rrugëtimin e tyre ekonomik", tha Kiliç.

Kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it , Ilir Shala tha se Kosova ka resurse të mjaftueshme që të shfrytëzojë edhe energji të tjera, një gjë e tillë, sipas tij, po dëshmohet me centralin e energjisë së erës.

Shala: Kosova ka resurse të mjaftueshme për përfitimin e energjisë

"Kjo dëshmon që përveç resurseve të mëdha fosile si thëngjilli, Kosova ka edhe resurse të mjaftueshme për përfitimin e energjisë nga burime tjera.  Si shef ekzekutiv i transmisionit në KOST jemi krenar që kemi qenë të angazhuar që nga fillimi, përgjatë implementimit të këtij projekti dhe do të jemi të angazhuar më tutje" tha Shala.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka falënderuar kompaninë GÜRI? për këtë investim gjigant në Kosovë.

Matoshi: Falënderoj GÜRIS për këtë investim në Kosovë

" Investitorë të tillë kanë vend gjithmonë në Kosovë. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të ruaj balancin për ruajtjen e mjedisit dhe resursve natyrore për energji të ripërtrishme dhe me këtë mënyrë me investitorë të tillë do të arrijmë që të sigurojmë 25 për qind të energjisë së ripërtrishme në Kosovë", tha Matoshi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj u shpreh se ky central i energjisë së erës, është shembulli më i mirë se si duhet të duket një Kosovë moderne.

Hoxhaj: Ky central është shembulli më i mirë për një Kosovë moderne

"Mendoj që është ngjarja më e bukur, e cila mund të na jep neve një pamje, mund të na jep një ide, mund të na jep një shembull se si mund të duket Kosova moderne, Kosova e zhvilluar dhe Kosova e së ardhmes. Në këtë drejtim mendoj, për një qëndrim të zhvilluar ekonomik duhet të shfrytëzohen burime të ndryshme të energjisë dhe energjia, diversiteteti i energjisë është në dorë të parë për Qeverinë e Kosovës dhe ky është shembulli më i mirë për diversitetin e energjisë", tha Hoxhaj.

Ka shtuar se nga aty ku nuk ka asnjë kilometër larg me kufirin me Serbinë, është duke u përçuar një mesazh i shtetndërtimit, pikërisht në fazën kur dialogu mes Kosovës dhe Serbisë po shënon epilogun e saj.

Ndryshe, që nga 11 tetori ka filluar prodhimin ky central i përbërë nga 9 turbina, i cili ishte hapur për operim komercial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat