Rashiti: Qeveria mund të bie për shkak të dështimit të liberalizimit

Kosova

Rashiti: Qeveria mund të bie për shkak të dështimit të liberalizimit

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 23:43
Naim Rashiti

Analisti Naim Rashiti nuk ka përjashtuar mundësinë e rënies së Qeverisë Haradinaj gjatë këtij viti ndonëse thekson se do të përballet me presion për shkak të çështjes së liberalizimit të vizave.

Rashtiti në Zona e Debatit më tej theksoi se pret që subjektet partiake të arrijnë një marrëveshje të përbashkët sa i përket procesit të dialogut por dhe për çështjen e afatizimit të zgjedhjeve.

”Edhe nëse Qeveria bie këto ditë nuk shkaktohet për shkak të dialogut, por për shkak të elementeve të tjera, çështjeve të vizave”.

”Qeveria do të ndihet në presion të madh në dhjetor kur dhe do të dihet se nuk ka liberalizim të vizave edhe më tej për qytetarët”.

”Në Rambuje mos t ëishtë nënshkrimi i marrëveshjes nga të gjithë, do të ishte ndryshe. Ndërsa sot pa u bërë PDK e LDK E AAK e të gjithë akrerët tjerë, nuk kryhet dialogu”.

”As presidenti Thaçi nuk do të mund ta nënshkruajë atë marrëveshje nëse politika e kërkon atë që të jenë unifikues”.

”Besoj që subjektet kanë me arrit një marrëveshje që përfshinë edhe procesin e dialogut edhe afatizim të zgjedhjeve. Që brenda dy muajsh të ketë kjo gjendje pamje më ndryshe”.

”Diskutimet në Bruksel janë ende në kornizë, por paralelisht bëhen konsultime edhe brenda faktorit ndërkombëtar në atë se cila është fryma e marrëveshjes që reflekton paqe”.

”Në vendin tonë mund të bëhen gati që ai proces mund të prodhojë marrëveshje por edhe s’do të prodhojë marrëveshje”.

”Askush nuk po nxiton të ketë ngutje për një marrëveshje të keqe. Marrëveshja maksimalisht nxjerret maksimumi marrëveshje. Presidenti është i zgjedhur nga Kuvendi, iu pëlqeu disa të tjerëve apo jo”.

”Presidentit i përfundon mandati në 2021, nuk e di a i vazhdohet a po jo. Kuvendi si Institucion Legjitim duhet të na sjell një marrëveshje që sigurin 2/3 dhe ta hedh në referendum”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat