Mbahet forumi i investitorëve nga vendet frankofone

Kosova

Mbahet forumi i investitorëve nga vendet frankofone

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 07:27
Foto

Forumi i Investitorëve për Sipërmarrësit nga Vendet Frankofone do të mbahet sot në Prishtinë në të cilën do të marrin pjesë bizneset nga Vendet Frankofone.

Misioni i Klubit afarist frankofon të Kosovës (KOCAF) është të lehtësojë shkëmbimet dhe partneritetet ndërmjet vendeve frankofone dhe Kosovës. Ky klub gjithashtu promovon projekte dypalëshe investimi midis ndërmarrjeve kosovare dhe frankofone, raporton RTKlive.

“Qëllimi i këtij forumi është që të promovojë shkëmbimet me operatorët tregtarë të Kosovës dhe Shqipërisë dhe të shqyrtojë ngjashmëritë, marrëdhëniet dhe sfidat kyçe me qëllim të realizimit t? aktiviteteve t? tyre. Nëpërmjet këtyre diskutimeve, do të diskutohen tema të ndryshme lidhur me klimën e biznesit. Pjesa e parë e ditës do t’i kushtohet fjalëve hyrëse të nivelit të lartë nga zyrtarët kosovarë dhe të huaj, pasuar nga një tryezë e rrumbullakët ekspertësh. Takimet pasdite B me B do të organizohen së bashku me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) dhe Këshillin e Konsulentëve të Biznesit (BCC)”, thuhet në njoftimin e postuar në faqen në “Facebook”, të Misioni i Klubit afarist frankofon të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat