OAK kërkon që grantet të shpërndahen në mënyrë të drejtë

Kosova

OAK kërkon që grantet të shpërndahen në mënyrë të drejtë

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 13:53
Oda e Afarizmit të Kosovës

Oda e Afarizmit të Kosovës përmes një kumtese për media ka përkrahur denoncimin që Kompania Bylmeti bëri ndaj keqpërdorimeve gjatë shpërndarjeve të granteve- rasti konkret i Grantit nga Agjencioni për Zhvillimin e Bujqësisë,

“Duke pas parasysh që këto grante ndikojnë në zhvillimin e biznesit dhe krijimin e vendeve të reja të punës, Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës që të gjitha fondet të cilat janë të dedikuara për zhvillimin e vendit të shkojnë aty ku edhe janë të parapara dhe se çdo keqpërdorim i fondeve të përballet me organet e drejtësisë”, thuhet në reagimin e OAK-ut.

Tutje Oda e Afarizmit të Kosovës përkrah dhe kërkon nga bizneset që të jenë sa më bashkëpunues dhe të paraqesin raste të tilla të keqpërdorimeve, pasiqë shpërndarja e drejtë granteve do të ndikonte pozitivisht jo vetëm në zhvillimin e biznesit por edhe në rritje të punësimit dhe zhvillim ekonomik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat