Albin Kurti mirëpret studentët nga Estonia

Kosova

Albin Kurti mirëpret studentët nga Estonia

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 18:36
Kurti ka pritur në takim studentët dhe profesorët nga Estonia

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka pritur në takim studentët dhe profesorët nga Instituti i Studimeve Politike Johan Skytte, në Universitetin e Tartusë, Estoni.

Studentët kishin për qëllim të mësojnë më shumë mbi sfidat me të cilat ballafaqohet një shtet i ri.

Duke u interesuar edhe mbi rrethanat e krijimit të Lëvizjes Vetëvendosje, formimin ideologjik të saj dhe rolin që luan në skenën politike në vend.

“Vizioni i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të ardhmen e Kosovës bazohet në shtyllat mbi të cilat u ndërtua edhe Bashkimi Evropian: shtet i mirëqenies dhe paqe përmes anti-fashizmit. Në këtë linjë, Kosovës i duhet demokraci, drejtësi dhe zhvillim që të kemi paqe e siguri të qëndrueshme”.

“Në kundërshtim me këtë vizion janë negociatat që Presidenti Thaçi po i bën në mënyrë jodemokratike, pa mandat, pa platformë dhe pa ekip, duke shkelur vullnetin e interest e popullit. Rruga e duhur drejt raporteve të drejta, përkundrazi, përfshin katër hapa përgatitorë:

Vlerësimin e dialogut gjashtëvjeçar dhe të marrëveshjeve të deritanishme;

Përpilimin e një liste me qëllimet tona dhe kërkesat ndaj Serbisë;

Hartimin e një platforme me principe;

Krijimin e një ekipi negociator me udhëheqje kredibile dhe strategji përkatëse”, ka shkruar Kurti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat