Jahir Demaku tregon si e la në burg Sylejman Selimin

Kosova

Jahir Demaku tregon si e la në burg Sylejman Selimin

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 20:34
Sylejman Selimi

Edhe pse pas pesë vjetëve është liruar Komandanti, Jahir Demaku, gëzimi i tyre thonë se u ka mbetur në gjysmë. Kjo për shkak se prapa grilave ende po qëndron bashkëluftëtari i Demakut, Sylejman Selimi.

Demaku ka treguar për momentet kur ka lënë pas vetes në burg Komandant Sulltanin.

Ai thotë se Selimi po mbahet padrejtësisht në burgim.

Por ndryshe nga bashkëluftëtari i tij që kishte deklaruar se Kosova kishte pasur 12 mijë ushtarë në luftë  Demaku tha se ishin 20 mijë .

Ai komentoi edhe prokurorin Elez Blakaj që po hetonte listat e veteranëve.

Sipas tij, Blakaj nuk do duhej të linte Kosovën.

Demaku foli edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve më Serbinë.

Ish Komandanti tha se Serbia nuk jep tokë pa marrë.

E të gjitha këto deklarata Demaku i dha pikërisht në ditën kur doli nga burgu,

E për të ardhur kjo ditë thotë se institucionet nuk kontribuan mjaftueshëm.

Ai u shpreh i lumtur për projektligje e ushtrisë që janë votuan në Kuvemd.

Derisa tha se nuk e ka ndërmend ti hyjë më politikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat