Naim Tërnava qe 15 vjet në krye të BIK-ut, rizgjidhet sërish

Kosova

Naim Tërnava qe 15 vjet në krye të BIK-ut, rizgjidhet sërish

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 08:17
Naim Tërnava

(E plotësuar) Bashkësia Islame e Kosovës ia ka dhënë besimin edhe për një mandat myftiut Naim Tërnavës.

Tërnava ishte në garë me anëtarin e kryesisë, Reshat Mexhiti. Ky i fundit morri vetëm 4 vota, derisa Tërnava morri 52 vota nga delegatët e Kuvendit, kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës në komuna, një përfaqësues nga Medreseja dhe një nga Fakulteti i Shkencave Islame.

Nis votimi për të parin e BIK-ut

Ka filluar procesi i votimit për kryemyftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, ku në garë janë myftiu aktual, Naim Tërnava dhe anëtari i kryesisë, Reshat Mexhiti.

Për njërin prej tyre do të votojnë gjithsej, 58 anëtarë nga trupa zgjedhore, 28 delegatë të Kuvendit, 28 kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës në 28 komuna, një përfaqësues nga Medreseja dhe një nga Fakulteti i Shkencave Islame.

Pas përfundimi të këtij procesi i cili pritet të zgjasë rreth një orë, kryetari i sapo zgjedhur pritët  t’i drejtohet mediave në një konferencë për shtyp.

Votohet për të parin e BIK-ut

Trupi Zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës sot voton për zgjedhjen e myftiut për mandatin e ri 2018-2023.

Mbledhja mbahet në sallën e konferencave në selinë e Kryesisë së BIK-ut me fillim prej 12:00.

Në garë për këtë post janë myftiu Naim Tërnava dhe anëtari i kryesisë së BIK-ut Reshat Mexhiti.

Për të dy këta kandidatë do të votojë trupi zgjedhor, i cili përbëhet nga 28 delegatë të Kuvendit, 28 kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës në 28 komuna, si dhe një përfaqësues nga Medreseja dhe një nga Fakulteti i Shkencave Islame.

Që 13 vjet Tërnava është myfti i Kosovës, duke përfunduar tri mandate në krye të institucionit më të rëndësishëm të besimit islam në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat