S’ka të ndalur dhuna në familje, tri raste të raportuara vetëm 24 orët e fundit - Bota Sot
S’ka të ndalur dhuna në familje, tri raste të raportuara vetëm 24 orët e fundit

Kosova

S’ka të ndalur dhuna në familje, tri raste të raportuara vetëm 24 orët e fundit

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 14:12
Foto

Rastet e dhunës në familje në Kosovë nuk kanë të ndalur. Vetëm në 24 orët e fundit, janë raportuar tri raste në vend.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, shkruan lajmi.net.

Në Podujevë është arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht renë e tij.

I njëjti është liruar pas intervistimit ndërkaq që rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fatin për t’u liruar nuk e ka pasur edhe një person në fshatin Uglarë të Gjilanit.

I njëjti është arrestuar pasi që dyshohet që pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj nënës dhe motrës së tij.

Të njëjtit i është caktuar masa e mbajtjes prej 48 orësh.

E dy persona janë arrestuar në Suharekë, pasi që pas një fjalosje ndërmjet tyre lidhur me një pronë, të njëjtit kanë eskaluar në konflikt fizik.

Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, ndërkaq që gjatë kësaj përleshje është lënduar edhe një familjare e tyre, e cila ishte në tentim për t’i ndarë.

Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

E për tetë muaj në Kosovë janë regjistruar 751 raste të dhunës në familje.

Megjithatë, nga Policia e Kosovës bëjnë të ditur se numri mund të jetë edhe më i madh, ngase shumica e viktimave nuk i paraqesin rastet e tyre në organet e drejtësisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test