Varroset me nderime te larta veprimtari Nazmi Llapashtica

Kosova

Varroset me nderime te larta veprimtari Nazmi Llapashtica

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 22:31
Pamje nga varrimi

Nën përcjelljen e Forcave të Sigurisë së Kosovës, në fshatin Dyz të Komunës së Podujevës, u varros sot veprimtari dhe patrioti i çështjes kombëtare Nazmi Llapashtica.

Sot po ndahemi nga vëllai, bashkëpunëtori, bashkëveprimtari ynë, veprimtari i kohërave të vështira, i kohërave kur në këto hapësira dominonte çizmja e zinxhiri serb por që nuk e frikësonte Nazmi Llapashticën, Naimin tonë të pamposhtur, i cili ishte në çdo kohë në krye të detyrës bashkë me Ahmet Haxhin, në veprimtari të fshehta kundër pushtuesit, herë si sharrëxhi nëpër qytetet e mëdha të Kosovës, herë si instrumentalist edhe pse nuk dinte t’u binte, por për të fshehur veprimtarinë e tij të vërtetë që bënte duke bartë lidhjet organizative të rretheve dhe në periferi.

I sofistikuar para armikut, i bindur dhe i sigurt se lufta çlirimtare ishte zgjidhja e vetme, ai ishte një nga furnizuesit e parë që ndërtonte bazat nëntokësore, ndërtonte bazat ku strehoheshin bashkëveprimtarë të ndjekur nga pushtuesit, që sot jemi gjallë por mirënjohës deri në qiell për Nazmi Llapashticën, tha ndër të tjera në fjalën e tijë , Kryetari I BDI-së, Ali Ahmeti.

Në varrim morën pjesë veprimtar dhe politikan nga gjithë trevat shqiptare.

Nazmi Llapashtica u burgos ne  mars te vitit 1985. Shtëpia e ti ishte bazë e LKP-së, ku janë strehuar shumë veprimtar nga viset shqiptare. Ne vitin 1992 ne shtëpinë e ti u mbajt mbledhja e këshillit te  përgjithshëm te LPK-se, ku morën vendime të rëndësishme për kalimin në organizim të armatosur për çlirimin e vendit.

Ne vitin 1993, pas lëshimit të flet arrestit nga pushtuesi serb, arratiset jashtë vendit.

Ishte veprimtar dhe shoke i Adem Demaçit dhe Ahmet Haxhiut.

Nazmi Llapashtica vdiq mbrëmë pas një sëmundje të rëndë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat