UP promovon 10 doktorantë të rinj

Kosova

UP promovon 10 doktorantë të rinj

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 16:42
Doktorantët e rinj

Në sallën e Senatit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot, u mbajt ceremonia e gradimit të 10 kandidatëve në doktorë të shkencave nga Fakulteti Filozofik, Filologjik, Juridik, Ekonomik dhe ai i Mjekësisë.

Rektori i UP-së, Marjan Dema, i përgëzoi doktorantët për suksesin e tyre, teksa i motivoi që të mos ndalen, por të vazhdojnë tutje rrugën e tyre drejt ngritjes profesionale dhe kështu t'i shërbejnë edhe komunitetit.

Ai tha se puna me përkushtim e kandidatëve ka bërë që ata të jenë këtu ku janë sot, duke i bërë krenarë jo vetëm familjarët, por edhe universitetin.

Në cilësinë e promotorëve të kandidatëve, ishin profesorët Muhamet Mala, Rrahman Paçarizi, Gjyljeta Mushkolaj, Fatmir Sejdiu, Visar Morina, Skënder Ahmeti, Arben Dermaku, Lule Raka dhe Nexhmi Hyseni, të cilët paraqiten rezultatet shkencore të punimit të doktoratave të kandidatëve.

Kandidatët e shpallur doktorantë janë Muharrem Qafleshi, Arben Fetoshi, Behar Selimi,  Emine Abdyli,  Flamur Hyseni,   Alban Elshani,  Artor Nuhiu,  Driton Vela, Rrezarta Bajrami-Halili dhe Petrit Nuraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat