Sot mot me vranësira dhe reshje shiu

Kosova

Sot mot me vranësira dhe reshje shiu

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 07:14
Ilustrim

Java fillon me mundësi për shi, por mbetet e ngrohtë

Nga dita e mërkurë, fusha të fuqishme anticiklonike që ndodhen mbi Evropën lindore, do të shtrihen mbi vendin tonë duke favorizuar mot më stabil, derisa masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore që do të shtrihen mbi rajon, do të rrisin temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare.

30.10 - Mot kryesisht me vranësira. Gjatë ditës priten edhe reshje lokale shiu, vende-vende me mundësi edhe për bubullima.

31.10 - Mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët dhe me intervale më të gjata me diell.

1.11-2.11 - Të enjten mot i ngrohtë, kryesisht me vranësira. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Ditën e premte, mot shumë i ngrohtë, pjesërisht i vranët dhe me intervale më të gjata me diell.

Temperaturat e ajrit, mbesin të larta, ndjeshëm mbi vlera mesatare, me tendencë të rritjes së mëtutjeshme. Minimalet do të luhaten nga 9C deri në 13C, e maksimalet nga 20C deri 23C, e të premten edhe deri në 25C.

Sipas Prishtina Weather do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga juglindja 5-15m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet lartë mbi vlera normale.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat