Institucionet komunale të Malishevës furnizohen me kontejner

Kosova

Institucionet komunale të Malishevës furnizohen me kontejner

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 15:19
Institucionet komunale të Malishevës furnizohen me kontejner

Në kuadër të angazhimeve për mirëmbajtjen e pastërtisë në qytetin e Malishevës, sot Drejtoria për Shërbime Publike, ka realizuar projektin e furnizimit me kontejner për mbeturina, për nevojat e institucioneve publike komunale.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina, drejtoria është e përkushtuar për mirëmbajtje të pastërtisë dhe në kuadër të këtij përkushtimi, e kanë realizuar edhe  këtë projekt në vlerë prej 14 mijë e 602.50 euro.

Ndryshe, mbeturinat në Komunën e Malishevës, përkatësisht në fshatra dhe qytet, grumbullohen me thasë, ndërsa në institucionet publike komunale, ato duhet të grumbullohen përmes kontejnerëve, për shkak të natyrës së punës dhe funksionimit të institucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat