ORCA: Fakulteti Filologjik me më së paku punime shkencore - Bota Sot
ORCA: Fakulteti Filologjik me më së paku punime shkencore

Kosova

ORCA: Fakulteti Filologjik me më së paku punime shkencore

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 16:09
Ilustrim

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ka prezantuar sot raportin final për këtë vit, lidhur me integritetin akademik të Universitetit të Prishtinës.

Ndërsa u bë e ditur se nga marsi i vitit tjetër do të angazhohen edhe në hulumtimin e universiteteve tjera publike në Universitetin e Kosovës. Rron Gjinovci nga kjo organizatë tha se janë të përkushtuar që përmes hulumtimit e kritikës publike synojnë mirëqenien për gjithë shoqërinë.

"Ne duhet të punojmë për ta krijuar fronin e mirëqenies për shoqërinë tonë, dhe pasi të jemi angazhuar shumë që rreziqet të jenë të shtrënguara fort pas vlerave tona të larta morale e etike si shoqëri, atëherë ne do të mund t'i gëzohemi mirëqenies sa të jetë koha", u shpreh Gjinovci.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe doktori Taulant Muka, drejtues i një grupi kërkimor në Universitetin e Bernës në Zvicër.

Ai tha se është pak e vështirë të nxjerrësh statistika në Kosovë, derisa shtoi se Shqipëria mban numrin më të ulët të publikimeve në krahasim me vendet e tjera në rajon.

Ndërsa Adea Kondirolli bëri një prezantim të shkurtër të raportit.

 "Në UP këtë vit janë identifikuar 1735 punime shkencore, derisa në vitin 2017 kanë qenë 1320 punime. Ndërsa mesatarja e punimeve të publikuara në revista me koeficient është 3.7 punime për profesor në nivel universiteti. E fakulteti me më së paku punime për profesor është Fakulteti i Filologjisë me 0.92 punime për profesor", tha ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...