Apostolova komenton për rezolutën për dialogun

Kosova

Apostolova komenton për rezolutën për dialogun

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 11:06
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolva

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën e jashtëzakonshme me qëllim miratimin e një rezolute, e cila do t’i ndalonte presidentit Hashim Thaçi diskutimin e territorit në negociatat me Serbinë.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolva është treguar e rezervuar kur u pyet nëse e përkrah rezolutën e kërkuar nga LDK-ja.

“Nuk mund të them asgjë për këtë”, u shpreh Apostolova pas takimit që pati me anëtarët e Komisionit për Legjislacion. Megjithatë, ajo ka thënë se është mirë që po diskutohet dhe se duhet të gjendet konsensus për dialogun. Edhe një herë Apostolova bëri thirrje që të mos jepen data për liberalizimin e vizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat