Bekim Jashari kërkon që Ahmet Delia të mbaj titullin ‘Hero i Kosovës’ - Bota Sot
Bekim Jashari kërkon që Ahmet Delia të mbaj titullin ‘Hero i Kosovës’

Kosova

Bekim Jashari kërkon që Ahmet Delia të mbaj titullin ‘Hero i Kosovës’

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 12:41
Bekim Jashari

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se i është drejtuar me një kërkesë zyrtare presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që t’i ndajë titullin “Hero i Kosovës”, Ahmet Delisë.

Sipas Jasharit, edhe pas një shekulli, heroi kombëtar Ahmet Delia, është pa titullin e merituar.

“Zyrtarisht i jam drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi, që në bazë të kompetencave kushtetuese, si President i Shtetit, t’i ndajë titullin “Hero i Kosovës”, Ahmet Delisë, një ndër figurat më të ndritura të historisë sonë kombëtare, udhëheqësit të kryengritjeve anti-osmane, nismëtarit të kryengritjes së përgjithshme shqiptare në vitin 1912”, thuhet në komunikatën e Jasharit në ‘Facebook’.

I pari i Skenderajt ka shtuar se “Dhënia e titullit “Hero i Kosovës” për Ahmet Delinë, në prag të festave të nëntorit, është nderim për Drenicën, dhe gjithë sakrificën e dëshmorëve të kombit shqiptar”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat