GIZ dhe MAShT organizojnë aktivitetin ‘Roli i prindërve në arsimimin e fëmijëve’

Kosova

GIZ dhe MAShT organizojnë aktivitetin ‘Roli i prindërve në arsimimin e fëmijëve’

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 07:22
Foto

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, përkrahur edhe nga GIZ, organizon ngjarjen publike “Roli i prindërve në arsimimin e fëmijëve”. Me këtë aktivitet njëherësh shënohet përvjetori i parë ”Fushatës për Arsim më të Mirë“.

Ngjarja zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti “ duke filluar nga ora 12:00.

Në këtë ngjarje pritet të marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i arsimit Shyqiri Bytyqi, përfaqësues të GIZ-it dhe të partnerëve tjerë ndërkombëtarë, mbështetës të fushatës, si dhe nxënës nga shkolla të ndryshme të Kosovës.

Kjo ngjarje publike fokusohet në promovimin e mëtejshëm të objektivave kryesore të fushatës për arsim më të mirë të lansuar një vit më parë me moton ”Arsimi në dorën tënde”, e cila ka për qëllim parësor të bëjë arsimin prioritet në Kosovë, të lobojë më tutje mbi kërkesat e Zotimit për Veprim të Përbashkët, me fokus të veçantë promovimin e angazhimit prindëror në edukimin e fëmijës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat