Shënohet ditëlindja e heroit Zahir Pajaziti

Kosova

Shënohet ditëlindja e heroit Zahir Pajaziti

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 07:39
Zahir Pajaziti

Sot është ditëlindja e komandantit të UÇK-së dhe Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti.

Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë. Ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe Hero – dëshmor i luftës së Kosovës.          

Ai u vra bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën. Zahir Pajaziti ishte një ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës. Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish -Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës, Urdhrin Hero i Kosovës.

Për të shënuar këtë datë sot do të mbahet kuvendi themelues i organizatës qytetare “Guerilja Zahir Pajaziti”, këshill ky i përbërë nga ish anëtarë të gueriljes së periudhës 1991 – 1997, familje të heronjve pjesë e gueriljes, bashkëveprimtarë dhe qytetarë.

Ngjarja mbahet me fillim në ora 17:00 në sallën e Institutit Albanologjik në Prishtinë.

Kurse Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te Shtatorja e Zahir Pajazitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat