Ismaili: 750 shtretër të rinj për QKU-në

Kosova

Ismaili: 750 shtretër të rinj për QKU-në

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 10:49
Foto

Qendrës Klinike Universitare të Kosovës sot i janë dorëzuar 300 shtretërit e parë nga kontigjenti prej 750 sish, të cilët janë blerë për klinikat e saj.

Në një komunikatë të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se në dorëzimin e këtij kontingjenti, ministri Uran Ismaili tha se ka qenë nevojë e kamotshme blerja e shtretërve të rinj, pasi që disa nga shtretërit në QKUK nuk janë ndërruar me dekada të tëra.

“750 shtretër modern të pajisur me dyshekë për klinikat e QKUK-së. Kohës kur qytetarët tanë janë shtrirë në shtretër të vitit 1980 e të mbajtur nga blloqet, dërrasat dhe dyshekët e stërvjetëruar i erdhi fundi. Sot dorëzuam vetëm kontingjentin e parë prej 300 shtretërve për të siguruar qëndrim të dinjitetshëm qytetarëve tanë nëpër klinikat e QKUK-së”, citon komunikata ministrin Ismaili.

 Ai tha se ky është vetëm kontingjenti i parë dhe se në vitin 2019 do të blihen edhe shtretër të tjerë edhe për Spitalet e Përgjithshme.

 Kurse, drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se me ardhjen e këtyre shtretërve do të përmirësohet qëndrimi i pacientëve  nëpër klinikat e QKUK-së.

“Blerja e shtretërve të rinj do të përmirësoj hospitalizimin e qytetarëve tanë,  i cili deri më sot nuk ka qenë në nivelin më të mirë”, tha Sejdiu.

 Nga 750 shtretër të cilët kanë vlerën prej 1.3 milion euro, 300 prej yre janë me 3 thyerje, 100 me 4 thyerje, 15 shtretër janë me 4 thyerje për Ortopedi, 20 shtretër janë transportues dhe 300 të tjerë mekanik.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat