Diskutohet fuqizimi i rolit të prindërve në sistemin e arsimit

Kosova

Diskutohet fuqizimi i rolit të prindërve në sistemin e arsimit

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 11:16
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti në takim kryetarin e Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti në takim kryetarin e Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit në funksion të fuqizimit të rolit të prindërve në sistemin arsimor.

Sipas kumtesës për media, gjatë takimit u diskutua rreth nevojës për përfshirjen sa më të madhe të prindërve në menaxhimin e shkollës, e gjithashtu edhe në përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave.

Po ashtu, është biseduar edhe rreth çështjes së organizimit të ekskurzioneve të nxënësve, në mënyrë që ato të përmbushin rolin e tyre edukativ-arsimor.

Ministri Bytyqi dhe kryetari Reshiti u dakorduan që të organizohet një tryezë e rrumbullakët, ku do të diskutohen më në hollësi temat e lartpërmendura

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat