Lushtaku: Do ta lë PDK-në në momentin që Bekim Jashari formon parti të re

Kosova

Lushtaku: Do ta lë PDK-në në momentin që Bekim Jashari formon parti të re

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 18:23
Nuredin Lushtaku, Sami Lushtaku

Një anëtar i rëndësishëm i PDK-së në Skenderaj, Nuredin Lushtaku, njëherit kushëri i afërt i Sami Lushtakut pohon se do ta lë këtë parti në rast se Bekim Jashari e themelon një të re. Këtë deklaratë e dha sot.

Mbrëmë media raportoi se Bekim Jashari nuk e përjashton mundësinë e themelimit të një partie të re, ndërsa kjo ide po përkrahet edhe nga Nuredin Lushtaku.

“Nëse Bekim Jashari bën parti të re ose një iniciativë unë jam i gatshëm që të jem me të.

Nuk e kam asnjë problem me lëshu partinë Demokratike kur është në pytje Bekim Jashari, një njeri si Bekim Jashari i duhet Kosovës edhe politikës”, pohoi Lushtaku.

Përkrahje kësaj ideje po i japin edhe qytetarët e Skenderajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat