Hapet Panairi i Edukimit "Studioni në Francë"

Kosova

Hapet Panairi i Edukimit "Studioni në Francë"

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 07:05
Foto ilustrim

Sot organizohet ceremonia e hapjes zyrtare të edicionit të parë të Panairit të Edukimit "Studioni në Francë".

Ky panair mirëpret dhjetë universitete franceze për të paraqitur programet e tyre të studimit dhe mundësitë e lëvizjes në Francë për studentët kosovarë.

Panairi organizohet nga Qendra për Zhvillimin e Karrierës, Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" dhe Ambasada e Francës në Kosovë.

 Panairi hapet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, në ora 10:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat