Nis ndërtimi i 117 serrave për fermerë të Rahovecit - Bota Sot
Nis ndërtimi i 117 serrave për fermerë të Rahovecit

Kosova

Nis ndërtimi i 117 serrave për fermerë të Rahovecit

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 09:26
Ndërtimi i 117 serrave

Në Rahovec ka nisur projekti për ndërtimin e 117 serrave për fermerë.

Nga afër fillimin e punimeve e ka parë kryetari i komunës, Smajl Latifi, i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska, Rumir Zhuniqi, drejtor i DUPMM dhe Berat Duraku, drejtor i DBPZhR.

“Ne jemi të përkushtuar që të jemi pranë bujkut dhe ky është vetëm një nga projektet që e dëshmon një gjë të tillë”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi, bën të ditur kumtesa për media.

Ky është viti i parë që është rritur sipërfaqja dhe ka serra 1.5, 3 dhe 5 ari; Pjesëmarrja nga fermerët do të jetë 20% e jo 25% sikur ka qenë në të kaluarën. Me kontratën që është lidhur, do të ndërtohen serra në sipërfaqe 3.5 ha në komunën e Rahovecit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...