Dreshaj ngushëllon familjen Rugova, përsërit edhe njëherë kërkesën e tij

Kosova

Dreshaj ngushëllon familjen Rugova, përsërit edhe njëherë kërkesën e tij

Nga: A.M. Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 19:34
Gani Dreshaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj ka ngushëlluar familjen e Florijeta Rugova e cila ka ndërruar jetë pasi që u aksidentua ditë më parë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka përmendur edhe një kërkesën e tij për më shumë vëmendje e përgjegjësi ndaj atyre që nga pakujdesia dhe vozitja e pakontrolluar kanë bërë që numri i viktimave në Kosovë të rritet çdo ditë e më shumë.

Postimi i plotë:

Pak ditë më parë bëra një kërkesë publike për më shumë vëmendje e përgjegjësi ndaj atyre që nga pakujdesia dhe vozitja e pakontrolluar kanë bërë që numri i viktimave në Kosovë të rritet çdo ditë e më shumë.

Florjeta jonë është viktima e radhës në komunikacion.

Pak ditë më parë e vizitova në spital dhe kam shpresuar shumë se kjo vajzë e bukur dhe e shtëpisë së mirë do të ia dal në sfidën më të vështirë të jetës.

Por, jo!

Ngushëllime familjes për vdekjen e hershme të vajzës, paçtë dritë shpirti i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat