Kamenicasit takohen me deputetët e Kuvendit të Kosovës

Kosova

Kamenicasit takohen me deputetët e Kuvendit të Kosovës

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 23:51
Kamenicë

Mbi 100, ishte numri i Kamenicasve që ishin pjesë e debatit të hapur me deputetë të Kuvendit në këtë komunë të organizuar nga Forumi për Transparencë i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Qëllimi i takimit ishte që qytetarët përmes pyetjeve dhe komenteve të shprehin kërkesat e tyre kundrejt përfaqësuesve që kanë zgjedhur.

E në pyetjet që u bënë, banorët e Kamenicës kryesisht shprehën shqetësimin lidhur me ngecjen ekonomike në komunën e tyre.

Poashtu edhe çështja e arsimit tërhoqi vëmendje në këtë debat , kurse sa i përket rolit përfaqësues të deputetëve, kamenicasit kërkuan nga ta që t’i vizitojnë më shpesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat