Imri Ahmeti flet për projektet në Lipjan dhe rrëzimin e Qeverisë ‘Haradinaj’

Kosova

Imri Ahmeti flet për projektet në Lipjan dhe rrëzimin e Qeverisë ‘Haradinaj’

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 14:47
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka rrëfyer për projektet në këtë komunë, kandidatin e ardhshëm të LDK-së për kryeministër, lajmet se ka përçarje në LDK, përpjekjet e kësaj partie për rrëzimin e Qeverisë ‘Haradinaj’, problemet me ujë e kanalizim si dhe projektet që janë realizuar dhe ato që pritet të realizohen gjatë pjesë së mbetur të këtij mandati.

Duke folur për projektet me të mëdha gjatë këtij viti, Ahmeti ka thënë se ështëpërfunduar ndërtimi i tri objekteve shkollore në tri fshatra të komunës së Lipjanit.

Ndërsa, sa i përket çështjes së ujit të pijes gjatë këtij viti, Ahmeti ka thënë se është investuar në ujësjellësin e fshatit  Vrellë të Gadimes (investim nga MPH) dhe tani janë në proces të kontraktimit në realizimin projektit të vendosjes së orëmatësve të ujësjellësit në regjionin  Dobrajë e Madhe, Dobrajë e Vogël, Gllanicë dhe Lluga në mënyrë që vitin e ardhshëm të jetë ujësjellësi funksional në këto vendbanime.

Ndërsa, derisa ka folur për lajmet se ka përçarje në LDK, ai ka thënë se nuk sheh asnjë lloj përçarje brenda LDK-së,duke shtuar se ka mendime ndryshe, ide të ndryshme por janë individuale jo grupore.

Ahmeti, ka folur per lajmin edhe për përpjekjet e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë ‘Haradinaj’, për të cilën ka thënë se kjo qeveri nuk meriton asnjë ditë të qëndrojë më.

Ai, po ashtu ka thënë se kjo qeveri e ka prishur çdo ekuilibër politik,  stabilitet buxhetor, perceptimin e investitorëve potencial, duke shtuar se ka rënie drastike edhe të remitencave, çdo ditë e më tepër vendi po futet në krizë. Por, që sipas tij LDK nuk mundet në mungesë të numrave të sjellë zgjedhje të reja e vetme.

Lajmet se Lutfi Haziri mund të jetë kandidat i mundshëm i LDK-së për kryeministër, Ahmeti ka thënë se LDK nuk ka diskutuar dhe nuk ka qëndrim rreth kandidatit për kryeministër, për të cilën ka thënë se çdo kush ka të drejtë të zgjidhet dhe të zgjedhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat