Gjobë deri në 40 mijë euro për shkelësit e të drejtave të punëtorëve në Kosovë - Bota Sot
Gjobë deri në 40 mijë euro për shkelësit e të drejtave të punëtorëve në Kosovë

Kosova

Gjobë deri në 40 mijë euro për shkelësit e të drejtave të punëtorëve në Kosovë

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 19:29
Ilustrim

Mungesa e kontratave të punës, orari i stërzgjatur e pagesa jo e rregullta, janë disa nga shkeljet që iu bëhen punëtorëve në Kosovë.

Mirëpo, të gjitha këto parashihen të rregullohen me projektligjin e ri të punës.

Projektligji i punës është gati, dhe tani Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale po shqyrton vërejtjet dhe propozimet.

Projektligji i punës parasheh që për shkelje të rënda të të drejtave të punëtorëve gjoba të jetë deri në 40 mijë euro.

Gjobat për shkelje të Ligjit të Punës:

50 deri 400 euro për shkelje të lehta, 200 deri 5 mijë euro për shkelje të rënda, 400 deri 40 mijë euro për shkelje më të rënda.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...