Buxheti i shtetit për 7 vjet ka përfituar 2 milionë euro nga pasuria e fituar jashtëligjshëm

Kosova

Buxheti i shtetit për 7 vjet ka përfituar 2 milionë euro nga pasuria e fituar jashtëligjshëm

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 22:24
Ilustrim

Që nga viti 2011 në Kosovë janë bllokuar pasuri të përfituar në mënyrë të paligjshme në vlerë prej 36 milionë euro nga të cilat rreth dy milionë janë konfiskuar.

Me gjithë përmirësimet në ligjin për konfiskimin e pasurisë, sipas hulumtuesve mbetet sfidë mos-kërkesa e prokurorëve për sekuestrim apo konfiskimin e pasurisë, raporton VOA.

Rrahim Rama, udhëheqës i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar, ka thënë se buxheti i shtetit ka përfituar rreth 2 milionë euro nga konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

Organizatat e shoqërisë civile thonë se kjo çështje mbetet një ndër sfidat kryesore për të luftuar dhe parandaluar korrupsionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat