Dy të dënuar për vrasje ikin nga burgu i Lipjanit - Bota Sot
Dy të dënuar për vrasje ikin nga burgu i Lipjanit

Kosova

Dy të dënuar për vrasje ikin nga burgu i Lipjanit

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Sot rreth orës 10:00 të mëngjesit dy persona kanë ikur nga burgu i Lipjanit.

Burime të medias bëjnë me dije se personat në fjalë janë të dënuar për vrasje, njëri për vrasje në Pejë kurse tjetri në Vushtrri.

Dy zyrtarë të burgut janë suspenduar për këtë, derisa policia është në kërkim të të dënuarve.

Indeksonline ka provuar të kontaktojë me drejtorin e burgjeve të Kosovës, mirëpo kontakti me të ka qenë i pamundur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat