Gjuha kroate në UP

Kosova

Gjuha kroate në UP

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 07:19
UP

Sot në Fakultetin e Filologjisë fillon kursi i gjuhë kroate 1 me profesoreshën nga Universiteti i Zagrebit, Ivanqica Bankoviq-Mandiq.

Në hapje të këtij kursi do të marrë pjesë edhe ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Republikën e Kosovës, Marija Kapitanovi, ndërkaq nikoqire e saj do të jetë Linditë Sejdiu Rugova- dekane e Fakultetit të Filologjisë.

Sipas ambasadës kroate, një moment i tillë shënon një kthesë të rëndësishme të bashkëpunimit ndërakademik ndërmjet të dyja institucioneve meqë edhe nga marsi 2019, në Universitetin e Zagrebit do të fillojë të mbahet kursi i shqipes për nevoja të gjuhësisë nga profesorët e departamentit të Gjuhës shqipe nga Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina".

“Këto iniciativa do të çojnë drejt forcimit të iniciativës së përbashkët për formimin e një lektorati të përhershëm të kroatishtes në Prishtinë dhe të shqipes në Zagreb”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat