Digjet parcela me 300 trupa pemësh

Kosova

Digjet parcela me 300 trupa pemësh

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 10:09
Foto

Një parcelë në fshatin Vranidoll të Prishtinë, është përfshirë nga zjarri ku janë djegur treqind trupa pemësh të mbjella.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, si dhe njësiti i zjarrfikëseve, të cilët kanë lokalizuar dhe kanë shuar zjarrin.

Ankuesi dyshon se shkak i zjarrit është faktori njeri dhe është zjarrvënie e qëllimshme.

Rasti është proceduar dhe mbetet nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat