Nis kursi i gjuhës kroate, pritet memorandum për shkëmbim studentësh Kosovë-Kroaci

Kosova

Nis kursi i gjuhës kroate, pritet memorandum për shkëmbim studentësh Kosovë-Kroaci

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 11:59
Në hapje të kursit të gjuhës kroate

(E plotësuar) - Prej sot, studentët e Universitetit të Prishtinës do të kenë mundësinë të mësojnë gjuhën kroate në ambientet e Fakultetit Filologjik në Prishtinë.

Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, në hapje të kursit të gjuhës kroate, tha se gjuha është hapi i parë përmes së cilës hapen shtigjet për të njohur shoqëri dhe kultura të reja.

"Ju e keni mundësinë që të mësoni gjuhën kroate, por edhe të shkëmbeni kulturat duke njohur shoqëri të reja. Duke e mësuar gjuhën kroate, ju do të keni mundësinë që të ndiqni studimet e masterit në Kroaci", u shpreh ajo.

Lindita Sejdiu - Rogova, dekane e Fakultetit Filologjik, tha se ideja e këtij projekti është e kahmotshme.

Ajo pohoi se është një investim reciprok i cili vlen shumë, pasi që siç tha ajo, vetë hapja e këtij kursi nënkupton se do të hapet një katedër e gjuhës shqipe në Universitetin e Zagrebit.

"Shpresojmë që vitin tjetër qeveritë tona të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për shkëmbime të studentëve", tha ajo.

Ndërsa, profesoresha Ivançica Bankoviq - Mandiq, tha se është shumë e lumtur që ka rastin të vazhdojë punën e palodhshme me studentë.

Ndryshe, deri më tani janë lajmëruar 30 studentë të Universitetit të Prishtinës, të cilët kanë shprehur interesim për të ndjekur kursin e gjuhës kroate.

***

Në Fakultetin e Filologjisë po fillon kursi i gjuhë kroate 1 me profesoreshën nga Universiteti i Zagrebit, Ivanqica Bankoviq-Mandiq.

Në hapje të këtij kursi do të marrë pjesë edhe ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Republikën e Kosovës, Marija Kapitanovi, ndërkaq nikoqire e saj do të jetë Linditë Sejdiu Rugova- dekane e Fakultetit të Filologjisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat