MPJ e Bosnjës: Do të reagojmë ndaj vendimit të Qeverisë nga Kosova

Kosova

MPJ e Bosnjës: Do të reagojmë ndaj vendimit të Qeverisë nga Kosova

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 15:03
Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës, Igor Crnadak

Ministria e Punëve të Jashtme të Bosnjës ka reaguar kundër vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e taksës prej 10 për qind për produktet e importuara nga Bosnja dhe Hercegovina.

Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës, Igor Crnadak ka reaguar kundër vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e taksës prej 10 për qind për produktet e importuara nga Bosnja dhe Hercegovina.

Crnadak ka ftuar autoritetet e Bashkimit Evropian të reagojnë ndaj vendimit të fundit nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Ky vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës për taks shtesë prej 10 për qind për produktet e importuara nga Bosnja është në kundërshtim me të gjitha rregullat e tregtisë së lirë në rajon, gjithashtu edhe në kundërshtim me promovimin e raporteve rajonale. Bosnja kundër këtij veprimi të Prishtinës do të reagojë edhe në mekanizmat e CEFTA-s, dhe do të kërkojë që ky vendim i Prishtinës të jetë në agjendën e radhës të takimit të ministrave të Punës së Jashtme që do të mbahet në Mal të Zi me 28 dhe 29 nëntor”, thuhet në reagimin e lëshuar nga MPJ e Bosnjës.

“Posaçërisht më shqetëson fakti se vendimi nga Prishtina nuk vlen për gjithë rajonin por vetëm për dy shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që i jep dimension shtesë këtij vendimi”, shtoi ai.

“Shpresoj që vendimi nga zyrtarët e Prishtinës të sjellë reagim nga Bashkimi Evropian, në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejtë”, përfundoi Crnadak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat