Nis rregullimi i shkallëve të varrezat të dëshmorëve në Nagac

Kosova

Nis rregullimi i shkallëve të varrezat të dëshmorëve në Nagac

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 16:16
Nis rregullimi i shkallëve të varrezat të dëshmorëve në Nagac

Vizitat në teren, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Berat Duraku i kanë vazhduar duke vizituar fshatin Nagac për të përcjellë nga afër fillimin e punimeve për rregullimin e shkallëve për tek varrezat e dëshmorëve të këtij fshati.

Sipas një komunikate të komunës së Rahovecit, ky projekt është bërë nga Ministria e BPZHR-së, në bashkëfinancim me komunën e Rahovecit, kurse implementohet nga Grupi Lokal i Veprimit, Rahovec. Dëshmorët dhe familjarët e tyre meritojnë të trajtohen me respekt dhe dinjitet nga institucionet dhe për këtë, ne si komunë do të përkujdesemi vazhdimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat