Selimi po qëndron i sëmurë në burg

Kosova

Selimi po qëndron i sëmurë në burg

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 20:28
Sylejman Selimi

Ish komandantin e UCK-së, Sylejman Selimin e ka vizituar Avokati i Popullit Hilmi Jashari

Ish komandanti i UCK-së, Sylejman Selimi po vazhdon të mbahet prapa grilave në Burgun e Dubravës.

Duke qenë se ai nuk u lirua, njejt si të tjerët në rastin Drenica 1, ish komandantin e përgjithshëm të UCK-së e ka vizituar avokati i popullit.

Hilmi Jashari, që ishte vet për vizitë të Selimi tha se ai pos tjeash ka probleme me shëndetin.

“Të them të drejtën ka probleme shëndetësore, ne e kemi marrë gjithë dosjen e trajtimit mjekësor që e kanë mbikqyrë Selimin. Edhe ato janë në proces të shqyrtimit dhe të dosjes formale dhe juridke dhe të gjitha vendimeve tjera gjygjësore”. 

Jashari thotë se gjatë takimit me Selimin kishin biseduar kryesisht për procesin gjygjësor ndaj tij.

“Shqetsimet kryesore të tij janë kanë të bëjnë më procesin gjygjësor si ai supresmës, kushtetuësës....Shqetsimi i dytë është për vendimin që ka marrë paneli për lirim me kusht edhe me të cilën i është rëfuzu kërkesa i është refuzu krahas një personi tjetër që ka qenë më kusht edhe i cili është lirë”.

Të gjitha vendimet e gjykatave thotë se do t’i shqyrtoj avokati i popullit për të parë nëse ka pasur lëshime në rastin e Selimit.

Para Jasharit, ish komandanin e ka vizituar edhe Behxhet Shala nga KMDLNJ, i cili ka konstatuar se në rastin Selimi janë shkelur të drejtat e njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat