Ahmeti reagon ndaj deklaratës së Vuçiqit i cili kërkoi të hiqet taksa për produktet serbe

Kosova

Ahmeti reagon ndaj deklaratës së Vuçiqit i cili kërkoi të hiqet taksa për produktet serbe

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 22:07
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas deklarimeve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të hiqet taksa prej 10 për qind ndaj produkteve serbe.

Vuçiq, pas takimit me presidentin e Kosovës në Bruksel, tha se dialogu nuk do të vazhdojë derisa Kosova ta tërheq vendimin për taksa në mallrat serbe.

E pikërisht një gjë të tillë e ka kundërshtuar Ahmeti.

“Vuçiq paska thënë që dialogu vazhdon vetëm pasi Kosova të tërheq vendimin për taksa në mallrat serbe. Atëherë edhe ne duhet të themi që dialogu vazhdon vetëm pasi që Serbia ta ndal lobimin për tërheqjen e njohjeve dhe sulmet e tjera që i bën në baza ditore”, u shpreh Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat