Ajri i ndotur po vret qytetarët

Kosova

Ajri i ndotur po vret qytetarët

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 22:08
Ajri i ndotur

Gjatë së enjtes, cilësia e ajrit është e dëmshme për qytetarët e Kosovës.

Sipas matjeve të Ambasadës Amerikane në Kosovë, vlera e AQI’së është 103,  vlerë kjo e cila mund të paraqes rrezik për njerëzit të cilët kanë probleme me shëndetin.

Por problemi me ajrin, nuk kufizohet vetëm në këtë ditë. Ai ka qenë aktual gjatë viteve.

E ky ajër, ka shkaktuar deri tani 3700 vdekje të njerëzve në Kosovë, përkatësisht 0.2% të popullsisë.  Kjo sipas të dhënave nga Agjencia Evropiane e Mjedisit në raportin “Cilësia e ajrit në Europë-2018”, informacione të cilat i referohen vitit 2015.

Numri i vdekjeve është matur në raport me popullsinë, e duke pasur parasysh numrin më të vogël të banorëve në vend, Kosova prin në listën e vdekjeve nga ndotja e ajrit në raport me popullsinë në Evropë.

Në Serbi, ky tregues është 0.18% (rreth 13 mijë vdekje)  dhe në Maqedoni  0.14% e popullsisë (3,000 vdekje), duke u renditur përkatësisht në vend të dytë dhe të tretë në Europë.

Shqipëria, ndryshe nga shtetet e tjera të Ballkanit, rezulton të ketë një nivel relativisht të ulët të vdekjeve të shkaktuara nga ajri i ndotur, që llogariten në 1400 persona në vit, ose 0.05% e popullsisë, duke u renditur e 29-a në Europë, nga 37 shtete gjithsej.

Në vlerë absolute, vdekjet më të mëdha janë në Gjermani dhe Itali, përkatësisht 62.3 mijë dhe 60 mijë persona. Megjithatë kjo shifër e lartë flet për shtete me shifër të lartë të popullësisë, gjithashtu.

Nëse llogariten vdekjet e lidhura me ndotjen e ajrit për 100,000 banorë, vende si Bullgaria, Rumania dhe Hungaria e kanë këtë tregues shumë më keq.

Transporti rrugor është një nga burimet kryesore të Europës për ndotjen e ajrit, sidomos të ndotësve të dëmshëm si dioksidi i azotit dhe grimcat, sipas  ‘Cilësia e ajrit në Europë – raporti i vitit 2018’ nga Agjencia Europiane e Mjedisit. 

Ndotja e ajrit gjithashtu ka ndikime të konsiderueshme ekonomike, shkurtim të jetës, rritjen e kostove mjekësore dhe reduktimin e produktivitetit nëpër ekonomi gjatë ditëve të punës të humbura për shkak të shëndetit të sëmurë. Ndotja e ajrit gjithashtu ndikon negativisht në ekosistemet, duke dëmtuar tokën, pyjet, liqenet dhe lumenjtë dhe duke reduktuar rendimentet bujqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat