Diskutohet bashkëpunimi në arsim ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Kosova

Diskutohet bashkëpunimi në arsim ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 11:07
Foto

Ministrit i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë të ditur se sot ka pritur një grup të intelektualëve, përfshirë udhëheqës të shkollave, profesorë dhe pedagogë të shkollave të Tiranës, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Kjo vizitë po realizohet në kuadër të aktiviteteve gjithëkombëtare për shënimin e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, njëherësh për të shënuar edhe 12 vjetorin e bashkëpunimit dhe binjakëzimit mes shkollave të Kosovës me ato të Shqipërisë.

“Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes institucioneve tona në të gjitha nivelet e arsimit, përfshirë zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta me mësimdhënës dhe nxënës dhe këmbimin e vizitave reciproke. Ne do të përkrahim çdo iniciativë që qon drejt thellimit të bashkëpunimit reciprok në arsim në mes dy vendeve dhe që Në këtë takim u diskutuan edhe për përvojat e deritashme të bashkëpunimit mes shkollave të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe për angazhimet e MAShT në mbështetjen e arsimimit dhe edukimit të fëmijëve shqiptarë që jetojnë në Mal të Zi, Maqedoni, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe të gjithë fëmijëve shqiptarë që jetojnë në diasporë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat