Haradinaj: Këshillat e akademik Dacit janë çdoherë me interes për vendin

Kosova

Haradinaj: Këshillat e akademik Dacit janë çdoherë me interes për vendin

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 18:13
Daci dhe Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takimin kryetarin e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës, akademik Nexhat Dacin, për të cilin ka thënë se këshillat e akademik Dacit janë çdoherë me interes për vendin.

“Gjithnjë kënaqësi të shkëmbej mendime për rrethanat aktuale politike me Kryetarin e Akademisë së Arteve dhe Shkencave, Nexhat Dacin. Si politikan me përvojë të gjatë dhe pjesëmarrës aktiv në shumë procese të rëndësishme të shtetkrijimit, këshillat e Akademik Dacit janë çdoherë me interes për vendin”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat