Oda e Mjekëve të Kosovës anëtarësohet në një organizatë ndërkombëtare

Kosova

Oda e Mjekëve të Kosovës anëtarësohet në një organizatë ndërkombëtare

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Oda e Mjekëve të Kosovës nga sot do ta përfaqësojë Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit të Përhershëm të Mjekëve Europian si anëtare vëzhguese, me status të barabartë me të gjitha shtetet që nuk janë anëtare të BE-së.

Anëtarësimi erdhi pasi OMK-ja ka bërë kërkesë për anëtarësim në këtë organizatë duke marrë përgjigje pozitive.

“Përkundër vështirësive, sfidave dhe pengesave në këtë proces, puna, mundi dhe angazhimi i OMK-së ka sjellë rezultat konkret në forcim të përfaqësimit ndërkombëtar dhe marrëdhënieve me organizatat simotra”, njoftoi OMK-ja.

Oda e Mjekëve të Kosovës ka falënderuar delegacionet e shteteve që kanë përkrahur anëtarësimin dhe institucionet shtetërore të Kosovës që kanë dhënë përkrahjen e tyre për pjesëmarrje në këtë proces.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat