Thaçi për AFP: Shënimi i kufirit Kosovë-Serbi nuk do të bëhet në vija etnike

Kosova

Thaçi për AFP: Shënimi i kufirit Kosovë-Serbi nuk do të bëhet në vija etnike

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 15:46
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për AFP, ka thënë se "Do të punojmë bashkë të definojmë kufijtë, siç kemi bërë me Maqedoninë dhe me Malin e Zi, por nuk do të ketë kufij të bazuar në vija etnike”.

Kreu i vendit ka thënë se Kosova do të mbetet multietnike, dhe se falë kësaj marrëveshje regjioni do të jetë më i sigurt.

"Kosova do të mbetet multietnike , po ashtu edhe Serbia, popullata nuk do të zhvendoset. Regjioni do të jetë më i sigurt duke iu falënderuar kësaj marrëveshjeje”, u shpreh ai.

Duke folur për takimin e fundit të zhvilluar në Bruksel, ai ka thënë se  takimi ishte i vështirë, por i rëndësishëm për fazën përfundimtare të  normalizimit të marrëdhënieve  në mes të Kosovës dhe Serbisë.

"Mendoj se tani është momentumi i duhur dhe lidershipi i duhur për arritjen e marrëveshjes”. E, një marrëveshje e tillë sipas tij duhet të jetë rreth “ njohjes së dyanshme të Kosovës dhe Serbisë, (a) marrëveshje ligjërisht obliguese, një mundësi për Kosovën të anëtarësohet në KB sepse Rusia do të tërhiqte veton në Këshillin e  Sigurimit”, ka thënë presidenti.

I pari i Kosovës, duke folur për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, ka thënë se "Forcat e Armatosura të Kosovës do të krijohen. Kjo është një marrëveshje e bërë” dhe se sipas tij "Çdo gjë që bëjmë do të jetë kushtetuese dhe ligjore, do të jetë një proces gradual, i koordinuar me partnerët tanë në NATO dhe SHBA".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat