Haliti priti në takim studentin e dalluar të mjekësisë, Arbër Avdiu

Kosova

Haliti priti në takim studentin e dalluar të mjekësisë, Arbër Avdiu

Nga: Aziz Zuka Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 16:08
Paamje nga pritja te kryetari Haliti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur  në takim studentin e dalluar vitias të mjekësisë  së përgjithshme Arbër Avdiu nga fshati Gjylekar të kësaj komune.

Kryetari Haliti tha se komuna të cilën ai e udhëheq në vazhdimësi ka përkrahur të rinj dhe të reja të zot nga kjo komunë me qëllim më të mirë të ju ndihmoj atyre në arritjen e sukseseve sa më të mëdha.

Përndryshe Arbër Avdiu është nga Gjylekari i Vitisë dhe aktualisht është student në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” me një notë mesatare prej 9.75 që e bënë atë ndër studentët më të dalluar në nivel vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat